I patë të gjitha, por jo edhe kunatën e Gilit

23:19 | 09 Janar 2021

Gili na prezanton me vëllain e kunatën.

Këngëtarja e njohur Gili vazhdon të pëlqehet e respektohet mjaft shumë nga një masë e gjerë.

Të gjithë e simpatizojnë si këngëtaren e hitit ‘Xixëllonja’ e shumë hiteve tjera të asaj kohe që mbahen mend edhe sot.

Qysh në moshë të re përveç që u morr me muzikë, ajo gjeti edhe dashurinë e jetës kompozitorin e tekstshkruesin Ilir Beranin me të cilin po plaken bashkë me dy djemtë e tyre.

E ndryshe prej postimeve tjera që bën këngëtarja sot ajo për herë të parë ka ndarë një imazh të vëllait të saj me bashkëshorten.

“Vëllaqko me nusen si dy loqka”, ka shkruar Gili sipër imazhit.

Ndryshe Gili ishte mjaft aktive edhe gjatë emisioneve festive të fundvitit.

Komento: