I përfundoi kontrata por, PSG nuk heq dorë nga Mbappe – Ja çka bëri

15:40 | 01 Janar 2022

Ideja e re e PSG-së për ta mbajtur Mbappen

Për të mos e “bllokuar”, parisienët po planifikojnë t’ia ofrojnë një kontratë afatshkurtër sulmuesin francez.

Paris Saint-Germaini nuk ka hequr ende dorë nga Kylian Mbappe.

Gjiganti francez po i shikon të gjitha mundësitë për ta mbajtur sulmuesin francez.

Ideja e fundit e parisienëve është që t’ia ofrojnë 23 vjeçarit një kontratë afatshkurtër, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë rast, ata nuk do ta “bllokonin” lojtarin për një kohë të gjatë dhe ai do të mund të largohej në vitin 2023 ose 2024.

Presidenti Nasser Al Khelaifi dhe drejtori sportiv Leonardo po mendojnë ta bëjnë atë lojtarin më të paguar të klubit.

Mbappe është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me PSG-në.

Dhe, ëndërr e tij e fëmijërisë është transferimi në Real Madrid.

Komento: