Një burrit nga fshati Krajk i Prizrenit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore sa ishte në fushë dhe aty ka vdekur.
Sipas Policisë së Kosovës, ai ishte në shoqërinë edhe të dikujt tjetër, i cili ka treguar në polici për ngjarjen.
“Fsh. Krajk , Prizren 03.10.2022-14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim te prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.