
Vdes në shtëpinë e tij një person nga Prizreni
Një burrë ka vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Në raportin e policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.