I plagosur në Prishtinë, kush është Shkëlqim Kastrati me dosje për tentim-vrasje në Gjermani?

11:30 | 17 Qershor 2026

Shkëlqim Kastrati është një shtetas nga Kosova që dyshohet për përfshirje në disa raste me armë zjarri në Prishtinë dhe për të cilin raportohet se ka qenë i kërkuar edhe ndërkombëtarisht.

Ai lidhet me një rast të mëhershëm në Gjermani për “vrasje me dashje në tentativë”, si dhe me hetime të tjera penale në Kosovë.

Ky person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Veternik të Prishtinës si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ai është dërguar për trajtim në QKUK dhe siç merr vesh Klan Kosova, i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 23:30 është pranuar informacioni për të shtëna në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë, ku është gjetur një person i lënduar nga arma e zjarrit dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.

Komento: