I plagosuri në Bregun e Diellit ende në gjendje kome, autorët zhduken pa gjurmë

13:35 | 18 Maj 2026
i-plagosuri-ne-bregun-e-diellit-ende-ne-gjendje-kome,-autoret-zhduken-pa-gjurme

H.V , po vazhdon të mbetet në gjendje kritike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas plagëve të rënda të marra në një sulm me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit.

Sipas mjekëve të Klinikës Intensive, pacienti është i intubuar, i mbajtur nën sedacion të thellë dhe i varur nga aparaturat për funksionet jetësore. Gjendja e tij mbetet e rëndë dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

“Pacienti vazhdon të jetë në trajtim intensiv dhe i lidhur me aparaturat mjekësore. Gjendja mbetet kritike,” ka deklaruar për Sinjalin Shaqir Uka, shef i Mjekimit Intensiv në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur persona të maskuar hapën zjarr në drejtim të H.V dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Deri më tani, autorët e dyshuar mbeten në arrati.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa motivet e sulmit nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Për këtë rast, Sinjali ka raportuar ekskluzivisht.

Komento: