I plagosuri në rastin Capat – Sekiraqët lirohet nga Kardiokirurgjia

21:46 | 11 Shtator 2024

Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali.

Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Kjo u konfirmua për Klan Kosova nga drejtori i kësaj klinike, Shpejtim Shurdhiqi.

Ndaj K.G dhe katër të plagosurve të tjerë, Prokuroria kishte caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë.

Mbrëmjen e 1 shtatorit, përleshja mes dy familjeve të njohura të Prishtinës tronditi kryeqytetin.

Si pasojë e shkrepjes së armëve i vdekur mbeti një person derisa pesë të tjerë u plagosën.

Komento: