Pezullohet nga shkolla një 12-vjeçar, shkak i preu flokët njëjtë si Ronaldo.
Një djalë 12-vjeçar u pezullua nga shkolla pasi vendosi të bënte prerjen e famshme të flokëve të Ronaldo Nazario.
Nëna e Alfie Ransom, Emma Shaë, pohoi se mori një telefonatë nga shkolla e tij për t’u informuar se djali i saj ishte përjashtuar për shkak të prerjes së flokëve, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
“Në ditët e sotme, shkollat kanë të bëjnë me pranimin e njerëzve ashtu siç janë dhe inkurajimin e njerëzve që të jenë unikë dhe vetvetja”, tha Shaw.
“Si është kjo ndryshe?”.
“Që kur isha fëmijë, gjithmonë kishte tendenca sipas asaj që bënin yjet e estradës dhe të famshmit – ne çmendeshim për yjet”, shtoi ajo.
“Ai është i sigurt se si duket tani dhe unë nuk dua ta detyroj atë [të rruhet plotësisht]”.
“Megjithatë, është e rëndësishme që ai të jetë në shkollë dhe nëse nuk e lënë të kthehet derisa të rruhet, nuk di çfarë të bëj”.
“Miqtë e Alfie e pëlqejnë prerjen e flokëve. Atij i pëlqen shkolla dhe donte të shkonte normalisht, por nuk do të lejohet të kthehet derisa t’i rruajë, gjë që është qesharake sepse nuk do të ndikojë aspak në të mësuarit e tij”.