I privoi nga jeta gruan dhe vajzën e tij, Supremja merr vendim të papritur për Pjetër Ndrcaj

11:01 | 24 Qershor 2019

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por tani Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Pjetër Ndrecaj dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe çështjen ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rivendosje, njofton Gjykata Supreme përmes një komunikate për media.

“Gjykata Supreme, pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e kësaj çështjeje juridiko-penale, bazuar në faqen e tretë të procesverbalit të shqyrtimit fillestar, ka gjetur se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit është në kundërshtim të plotë me dispozitivin e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, pasi që akuzohet se ka kryer veprën penale të vr asjes së rëndë, e cila kryhet në rastet kur me dashje kryhen dy apo më shumë vr asje, kurse deklarimi i tij është vetëm përkitazi me vr asjen e ish-bashkëshortes së tij, ashtu që i akuzuari pas leximit të aktakuzës dhe pas konsultimit me mbrojtësin e tij, kishte deklaruar se: “E pranoj fajësinë për vr asjen e ish gruas time, mirëpo vajzën e kam vr a aksidentalisht”, theksohet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Theksohet se në rrethana të këtilla, Kolegji i Gjykatës Supreme, gjeti se aktgjykimi i shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se gjykata e shkallës së dytë, në pranimin e këtyre defekteve, në procedurën e pranimit të fajësisë, ka qenë e detyruar që aktgjykimin ta shqyrtojë dhe ta anulojë atë, e jo të kalojë mbi këtë shkelje, e cila është e pranishme dhe që kushtëzon cilësimin juridik, ngase mund të bëhet fjalë për vr asje të rëndë nga neni 179 par.1 nënp.1.11.të KPK-ës, vetëm nëse dy e më shumë vr asje janë kryer me dashje.

“Me kthimin e çështjes në rivendosje, sipas Gjykatës Supreme, gjykata e shkallës së parë, në aspektin formal, duhet të nisë nga shqyrtimi fillestar, mirëpo të mos e pranoi fajësinë në rrethana të një deklarimi të ngjashëm nga ana e të akuzuarit në raport me vr asjen e vajzës së tij, por çështja të kalojë në shqyrtim gjyqësor, për të sqaruar rrethanat e vr asjes në aspektin subjektiv-forma e fajit, e pastaj të marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm në këtë çështje penalo-juridike”, thekson Gjykata Supreme.

Kujtojmë se Pjetër Nrecaj më 7 gusht të vitit 2018 ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes, 40 vjeçe, (shtetase e Shqipërisë) dhe vajzës së tij 9 vjeçare, duke i lënë kështu pa ndjenja jete nënë e bijë.

Komento: