I propozoi për fejesë në publikë, kjo e keqe i ndodhi çiftit

22:42 | 09 Mars 2019

Ata u arrestuan shpejtë pas propozimit.

Një çift iranian janë arrestuar pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve.

Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda në rrjete sociale. Ata u arrestuan shpejtë pas propozimit, për arsye siç thuhet të shkeljes së rregullave islamike, transmeton rel

Martesat e gjinisë së njëjtë dhe shfaqja e dashurisë në publik janë të ndaluara me ligjet islamike të Iranit.

Mahmoud Khalaji, zëvendëskomandat i Policisë, tha për agjencinë e lajmeve Fars se çifti janë në prapa grilave për shkak të kërkesës së njerëzve.

Ai shtoi se ata janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.

Komento: