I punësoi dy djemtë, tani Muharrem Nitaj thotë se AAK është engjëll në krahasim me të tjerët

16:19 | 18 March 2019

Nitaj mbron AAK-në pas akuzave për nepotizëm, thotë se është engjëll në krahasim me të tjerët

Punësimi me nepotizëm në Telekom nga zyrtarë të AAK-së është një çështje që po diskutohet shumë në kohët e fundit.

Deputeti i kësaj partie, Muharrem Nitaj ka cilësuar se është e padrejtë të drejtohet gishti kah partia e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Nitaj ka thënë se nuk mund ta kuptojë fushatën e sulmeve ndaj njerëzve që marrin nga 300 e 400 euro

Sipas tij, në krahasim me të tjerët në çështjen e nepotizmit, AAK-ja është engjëll.

Ky është postimi i plotë i Nitajt në Facebook:

Nuk po mundem ta kuptoj kete fushaten qe te sulmohen njerezit qe marrin 3-400 euro rroge me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me te cilin po perballet shteti!
Interesi publik demtohet me shperdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr nje kontrate pune, qofte edhe te perkohshme me page minimale!
Eshte e pandershme qe te drejtohet gishti nga AAK, sepse ne krahasim me te tjeret AAK rezulton te jete engjell.

Komento: