I pyetur rreth ftesës nga Gjykata Speciale, ja si përgjigjet Thaçi

13:38 | 31 Dhjetor 2019

Para ndërrimit të motmoteve, Hashim Thaçi ka mbajtur një konfernecë për media.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Gjykatës Speciale për intervistim, në rast se i vjen ftesë, raporton Gazeta Express.

Para gazetarëve, Thaçi ka thënë se është për t’u lavdëruar bashkëpunimi i luftëtarëve me dhomat e specializuara.

Kosova, sipas presidentit nuk ka asgjë për të fshehur.

“Nëse më vjen ftesa, natyrisht se do ti përgjigjem është jashtëzakonisht për t’u lavdëruar bashkëpunimi i të gjithë bashkëluftëtarëve me dhomat e specializuara, me çka e vlerësoj me mirënjohjen më të lartë, sepse Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë ai

Komento: