I qëndroi besnik “Topçinjëve”, ja si e shpërblen Xhaken Arsenali

21:15 | 21 Qershor 2019

Arsenali ka marrë një vendim të ri.

Granit Xhaka në sezonin e ri mund të bëhet kapiteni i skuadrës së Arsenalit.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka refuzuar një ofertë nga Atletico Madrid për të zënë vendin e Rodrit, teksa drejtuesit e ekipit londinez e ka shpërblyer menjëherë.

Trajneri Unay Emery ka vendosur, që pas sezonit mjaft të mirë, ti besojë Xhakës shiritin e kapitenit, duke e bërë liderin e ri të ekipit. Për të mos lejuar largimin e Granitit, Arsenali po ecën përpara me planin për ta bërë kapiten mesfushorin, pasi Laurent Koscielny, nuk do të jetë në sezonin e ri pjesë e londinezëve.

Xhaka u bashkua me Arsenalin në 2016 dhe që atëherë ka seleksionuar 130 paraqitje pas një fillimi të vështirë të jetës në veri të Londrës. Atij iu desh pak kohë të fitonte përkrahjen tifozëve

Komento: