I riu kosovar vdes në Slloveni, e zë ura sa ishte duke punuar

14:31 | 17 Qershor 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Slloveni.

Ka vdekur në Celje të Sllovenisë një 35 vjeçar nga fshati Mushtisht i Suharekës, ku viktima ishte duke jetuar dhe punuar atje që një vit.

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin Celje të Sllovenisë, ku një i ri nga fshati Mushtisht ka gjetur vdekjen.

Sipas informacioneve që posedon Metro, viktima me iniciale D.T, ishte duke punuar në një urë dhe më pas këmbët e saj janë shembur mbi të.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjetet sociale.

I ndjeri ka qenë duke punuar që një vit në Slloveni dhe është i vitit 1985.

Derisa mësohet se edhe vitin e kaluar është martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije.

Komento: