Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur mbrënë në Lipjan, ku humbi jetën një i ri i cili ishte nga Skenderaj.
Babai i tij, Ismeti, mes dhimbjes e lotëve rrëfeu ngjarjen.
Tha se djali i tij nuk ka pasur problem me askënd, po ashtu tregoi momentin se si e mori vesh lajmin për humbjen e Florentit.
“Unë jam kan flejt, djali ka shku në punë dikun para orës 20:00 dhe më thanë se nuk ka ndodhur rasti. Ma kanë nxjerrë gjumin me ato bërtima… në punë u kanë në vendin e punës, ka punu te nipi. Aty edhe e lan pa shenja jete”, tha babai i Florent Ahmetaj.
“Djali jem Florenti, shprehem lirisht që njeri ma i urtë qitu në katun s’ka pas. Secilin që e pyet mundet me folë për to, ma i urtë s’ka pas. Shumë njeri i sjellshëm, u kanë shpirtmirë, kurrë probleme s’ka pas kurrë në jetë”, vazhdon rrëfimin babai.
Por si ndodhi rasti? Rrëfen ngjarjen babai i të ndjerit
Ismet Ahmetaj babai i Florentit ka treguar se djalin ia mori një i panjohur që kishte hyrë për të vjedhur në kazino. Thotë se pasi i ka marrë paratë e pazarit ditor, hajni ka lëvizur për tu larguar, por më pas ishte kthyer për të shkrepur në trupin e Florentit. Për ta lënë pa shenja jete në vendin e tij të punës.
“Nuk e di si ka ndodh ngjarja. Veç ai ka qenë në vend të punës ka ardhë dikush, ja ka çelë derën kur ka desht me hi në bastore, ka shku 10 minuta në banjo po thonë u vonu ai. Ka mendu që po don me luajt aty, i ka kërku paratë, paratë ja ka dhanë në dorë (kamerat e kanë incizu krejt). Edhe niherë ka fillu me ecë me dalë, edhe u kthy prapa po thonë që e ka gjuajt”, rrëfen babai i të ndjerit.
Tregoi se brenda kazinos kanë ndodhur edhe më parë grabitje. E këtë informacion e konfirmoi edhe policia.
“Në lokalin e njejtë ka ndodhur një grabitje në vitin 2018, dy persona nën kërcënim e kanë arritur ta grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ismeti (babai i Florentit) tha se djali i tij punonte me ndërrime dhe në momentin kritik për të ndodhej i vetëm brenda objektit
“Ka qenë fikall vetëm, roja ka pas me ardhë ka ora 20:00…ka punu me ndërrime, paraditë masdite. Kurrë absolut s’ka pas problem…nuk e di shumën e parave që ia ka marrë hajni…ndodh që ka pas edhe para të pazarit që ka qenë ndërrimi tjetër”, tha ai.
E në të pame ndodhej edhe pronari i kazinos, por i njëjti nuk deshi të japë deklaratë për media.
“Na i kemi punët tona, policia po merret me rastin. Policia i kanë marrë pamjet krejt”, tha shkurtë pronari i kazinos Metrix, djali i hallës së të ndjerit.
Ndërsa një komshi i familjes Ahmetaj foli fjalë të mëdha për Florentin.
“Djalë shumë i mirë dhe i sjellshëm nuk ka pas telashe me kerkond”, tha ai.
Lamtumira e fundit iu dha sot Florentit nga familjarë miq e shokë në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Me këtë rast po merret policia dhe prokuroria, ende nuk është identifikuar personi që ia mori jetën.
Konfirmimi i policisë për rastin e Florent Ahmetaj:
Rreth ores 20:00 policia ka marre informaten se ne nje lokal ne rrugen “Bajram Gashi” ne Lipjan gjendet nje person pa shenja jete.
Me te marre informaten policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nga keqyrja fillestare e vendngjarjes eshte konstatuar se nje mashkull, qe eshte konfirmuar si puntori i lokalit ne fjale eshte pa shenja jete, dhe ka nje plage qe dyshohet te jete shkaktuar nga mjeti i zjarrit.
Aktualisht po vazhdon ekzaminim i vendit te ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e policise si humbje e dyshimte perderisa jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme ne perpjekje per te ndricuar dhe sqaruar plotesisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarje.
Dy vrasje në kazino të Kosovës brenda katër ditësh
Jetmir Aliaj humbi jetën të dielën në një lokal kazinoje në Suharekë, e Florent Ahmetaj është personi i dytë që humbi jetën mbrëmë në një kazino në Lipjan. Të dy punëtorë të kazinove nga 32 vjeç.