E dhimbshme: Në Natën e Kadrit vdes i riu nga Skenderaj, ishte mësimdhënës.
Në Natën e Kadrit ka vdeekur në moshë të re, Anton Aliu nga fshati Rezallë i Skenderajt.
Ai ishte ndër studentët më të mirë që kishte Univeristeti i Prishtinës, si dhe njihej si besimtar i devotshëm që mbante me përpikmëri parimet e fesë Islame.
Ai gjithashtu ishte edhe mësimdhënës në fshatin e tij.
Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjet më të mëdha për humbjen e Aliut.