I riu që mbeti i vrarë në Vushtrri mbrëmë ishte pjesë e FC Mitrovica- klubi del me telegram ngushëllimi

10:46 | 24 March 2025

Ardit Zymberi, 19-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Vushtrri, ishte pjesë e klubit FC Mitrovica.

Klubi nëpërmjet një telegrami të ngushëllimit ka shprehur ngushëllime për familjen Zymberi dhe shoqërisë së të ndjerit.

“Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish – futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë.

Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi.

Në emër të gjithë Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë shoqërisë së Arditit.

Rastet e tilla duhet të punojmë fortë të mos përsëriten, pasi që dhimbja është e madhe”, thuhet në njoftim.

Komento:
loading