Një 20 vjeçar është goditur nga treni në hyrjen e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
I aksidentuari thuhet se kishte shkuar për të aplikuar në FSK për rekrut.
Pas aksidentit ai është dërguar me urgjencë në QKUK, ku është duke u trajtuar, përcjell ORAinfo.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë për ORAinfo se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ju konfirmojmë se një person ka ardhur në QKUK, në gjendje të rëndë, mjekët emergjentë janë duke u marrë me të. Janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet radiooslogjike dhe ekzaminimet tjera mjekësore.”, ka thënë Fazliu. /ORAinfo/