I riu që u shkel nga treni në gjendje të rëndë shëndetësore

15:26 | 21 February 2019

Një person është goditur nga treni në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Pas aksidentit ai është dërguar me urgjencë në QKUK ku është duke u trajtuar, përcjell ORAinfo.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka thënë për ORAinfo se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ju konfirmojmë se një person ka ardhur në QKUK, në gjendje të rëndë, mjekët emergjentë janë duke u marrë me të. Janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet radiooslogjike dhe ekzaminimet tjera mjekësore.”, ka thënë Fazliu.”

I aksidentuari thuhet se kishte shkuar për të aplikuar në FSK për rekrut dhe është i moshës 20 vjecare./ORAinfo/

Komento: