I riu që vdiq dje nga aksidenti tragjik ishte nip i ish-ministrit të Mbrojtjes: Andi do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona

10:28 | 14 October 2024

Si shkak i një aksidenti të rëndë që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbi jetën i riu Andi Murati.

Në lidhje me vdekjen e tij ka shkruar edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Berisha njoftoi se Andi Murati ishte nipi tij dhe se humbja e jetës së tij ka tronditur të gjithë.

Ai theksoi se Andi do të mbetet gjithmonë në kujtime si një djalë i dashur dhe i ndershëm.

Postimi i plotë:

I tronditur nga humbja e jetës së nipit të familjes Andi Murati, në aksidentin e djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”!

Andi, do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si një djal i dashur dhe ndershëm dhe i respektuar në rrethin familjar e shoqëror.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Murati nga Peja, dhe gjithë miqëve, e atyre që njohën Andin tonë!
I përjetshëm kujtimi për Andin!

Rr. B..

Komento: