I riu shqiptar humb jetën si pasojë e zjarrit në Itali

13:37 | 31 December 2022

E rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar si pasojë e zjarrit.

Një shqiptar 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër pritëse për të miturit në Itali.

I lënduar mbeti dhe një 16-vjeçar ganez, i cili pësoi djegie të rënda, por u arrit të shpëtohej me helikopter.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën në Pasian di Prato, në provincën e Udines, Itali.

E reNuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përveç përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë dhe po hetojnë edhe Karabinierët e Udines.

Komento: