Aksidentet në vendet e punës janë shtuar shumë.
Një incident gjatë punës ka marrë jetën e Rexhep (Nasuf) Kurtit nga fshati Vllahi e Mitrovicës.
Ai kishte qenë duke punuar bashkë me dy kolegë në një kran, në momentin kur krani është rrëzuar.
Vdekjen, përveç Rexhepit, e ka gjetur edhe një person tjetër, ndërkaq i treti ndodhet në koma dhe nuk dihet për gjendjen shëndetësore. Vlen të theksohet se vetëm Rexhepi ishte shqiptar.
Rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të mitrovicasit, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e ngushtë. Reporteri.net ka konfirmuar rastin edhe nga familjarë të ngushtë.
Ndërkohë, qytetarë të Mitrovicë kanë nisur të shprehin ngushëllime në faqet sociale të këtij qyteti.
Ndryshe, Rexhepi nuk është njeriu i parë që humb jetën duke punuar jashtë vendit. Kështu ka ngjarë edhe me disa persona të tjerë, të cilët kishin dalë nga Kosova për të siguruar kafshatën e gojës.