“I rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radojiçiqit. Turp!” – Konjufca i ashpër me deputetët e Listës Serbe, u kërkon të largohen nga Kuvendi

16:08 | 05 Dhjetor 2024
“i-rrini-gatitu-shefit-tuaj-kriminel,-radojiciqit.-turp!”-–-konjufca-i-ashper-me-deputetet-e-listes-serbe,-u-kerkon-te-largohen-nga-kuvendi

Pasi deputetët e Listës Serbe kanë ardhur sot që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, kryeparlamentari, Glauk Konjufca i revoltuar ndërpreu seancën.

Konjufca iu drejtua deputetëve të Listës duke iu thënë që të kenë turp që kanë ardhur sot në seancë pasi siç tha ai “E luftoni Republikën e Kosovës e sot vini këtu që të merrni pjesë në seancë, turp të keni”.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”, ka thënë Konjufca.Ndërkaq, edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bllokuar pjesëmarrjen e deputetëve të Listës serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e LVV-së i janë drejtuar Listës serbe duke iu thënë se udhëheqësit tuaj janë kriminel dhe se kanë ardhur që të marrin pjesë vetëm për t’i siguruar mëditjet.

Komento: