I sekuestrohen 59 fishekë dhe një thikë, arrestohet një burrë në Rahovec

09:53 | 29 Shkurt 2024
i-sekuestrohen-59-fisheke-dhe-nje-thike,-arrestohet-nje-burre-ne-rahovec

Është arrestuar një burrë në Rahovec të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 59 fishekë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij i janë gjetur dhe sekuestruar 59 fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Komento: