I sheh ëndërr numrat e lotarisë, i ndodh një gjë e papritur 64-vjeçares

19:50 | 06 June 2019

Një grua e moshuar, e cila fitoi lotarinë në vlerë prej 100 mijë dollarësh, pretendon se i përdori numrat e saj të fatit, të cilët iu shfaqen në ëndërr.

Gruaja 64-vjeçarja nga Baltimore i ka thënë zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se kishte filluar t’i përdorte kombinimet e numrave 4-8-11-21-27 për të luajtur në lotari rreth 24 vite më parë, pasi ëndërroi që një burrë i erdhi dhe ia dha shifrat me fat, transmeton lajmi.net.

Ajo bleu një tiketë që mbante këto numra për tërheqjen e datës 2 maj, gjersa më vonë bleu edhe një tiketë të dytë identike pasi harroi që tashmë e kishte njërën.

Çdo kombinim i numrave e nxori atë fituese prej 50.000 dollarësh dhe përshtatjet e biletave të tjera bënë që të fitonte një total prej 101.600 dollarësh.

Komento: