I shënoi golin e parë Danimarkës, Rrahmani jep një deklarat të fuqishme

21:44 | 21 Mars 2019

Rrahmani thotë se Kosova ka treguar fuqinë.

Shënuesi i golit të parë gjatë ndeshjes me Danimarkën, Amir Rrahamani, ka thënë se me lojën e sotme Kosova ka treguar se është e gatshme edhe për ekipet tjera.

“Ne po zhgënjemi se kemi marrë barazim me ekipin i cili qëndron i dhjeti në botë në rang listën e FIFA-s dhe kjo është mirë sepse ekipi po tregon që jemi të gatshëm edhe për ekipet tjera”, ka thënë Rrahmani. “Besoj që do të luajmë kështu edhe me Bullgarinë që të mos lejojmë gola”, ka shtuar ai.

“Jemi të fokusuar 100% të kualifikuesja dhe besoj që kemi mundësi të mira nëse luajmë kështu”, ka thënë ai.

Komento: