Aeroplanit nga Turqia i shfaqet një problem teknik pas uljes në ANP ‘Adem Jashari’.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, ka njoftuar se sot në mëngjes, fluturimi OHY 709 i kompanisë ajrore Onur Air në arritje nga Antalia, pas uljes në ANP “Adem Jashari” i është shfaqur një problem teknik pa ndikim në sigurinë e fluturimit.
Autoriteti thotë se me asistencë të stafit teknik të Aeroportit, aeroplani është parkuar pa problem.
Menjëherë pas kësaj, kanë intervenuar mekanikët e mjeteve ajrore nga kompania ajrore Adria Airways të stacionuar në aeroport dhe e kanë eliminuar problemin teknik.
Sipas njoftimit, aeroplani kishte vonesë në arritje 1 orë e 25 minuta, dhe është nisur për në Antalia në ora 5:58 në vend të kohës së paraparë në 3:30 min.