I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me vajzën e tij, arrestohet 60-vjeçari në Durrës

13:50 | 27 Maj 2025

Një person i moshës 60 vjeçare, Nikolla Llogo i cili ishte në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Durrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se e mitura është vajza e tij dhe se ngjarja kishte ndodhur në komunën Noceto të Italisë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur’ (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se tashmë vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

Komento: