Një tablet ka shpërthyer papritur, dhe për pak sa nuk i ka marrë jetën një fëmije.
Rasti ka ndodhur në Britani, ku tableti ka shpërthyer në dhomën e gjumit të Callum Hewkin, derisa fëmija ishte duke fjetur.
Hewkin kishte marrë pajisjen në dhomën e tij në mënyrë që të mund të shihte një program në shtrat dhe e kishte zënë gjumi pranë pajisjes së tij.
Ishin prindërit e tij ata që zbuluan këtë fakt tronditës dhe dhoma ishte mbushur plot me tym.
E gjithë kjo ndodhi, pasi pajisja u ngarkua për 9 orë rresht me energji elektrike.