I shpërtheu fishekzjarri në duar, 9-vjeçari kroat humb katër gishta

18:39 | 22 Dhjetor 2022

Një djaloshi nëntëvjeçar nga Zagrebi i shpërtheu fishekzjarri në duar mbrëmjen e së mërkurës, duke i humbur katër gishtat e dorës së majtë, përveç gishtit të madh, shkruan Jutarnji.

Kirurgët, anesteziologët dhe pediatri u përpoqën t’i shpëtonin dorën djalit për gjashtë orë në sallën e operacionit në spitalin e Zagrebit, por me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai mbeti pa katër gishta.

Zëvendësdrejtori i spitalit, Milivoje Novake, ka thënë se fëmija është në përkujdesje në repartin e terapisë intensive pediatrike.

Djali është ende i intubuar pasi përveç dorës i janë dëmtuar edhe rrugët e frymëmarrjes.

Dyshohet se nëntëvjeçari mbante në dorë një fishekzjarre dhjetë centimetra të gjatë dhe tre centimetra të trashë dhe ka arritur ta ndezë me shkrepës, e cila ka shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe ka shkaktuar lëndime të rënda për të.

Komento: