I shpëton jetën 4 të tjerëve, 18 vjeҫarja humb jetën në aksident

16:44 | 02 Qershor 2019

Një vajzë e re ka humbur jetën, pasi shpëtoi katër persona të tjerë.

Një 18-vjeçare humbi tragjikisht mëngjesin e së dielës së shkuar në Nolensville, Tennessee, në SHBA.

Lindsay Steëart u shua pak orë pasa se të diplomohej, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ajo udhëtonte në autostradë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë.

Përgjatë gjithë javës, në komunitetin ku ajo jetonte janë mbajtur homazhe në nder të 18-vjeçares, ndërsa varrimi i saj do të mbahet këtë fundjavë.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, familja e Lindsay tha se vdekja e saj shpëtoi 4 jetë të tjera, pasi organet e saj u dhuruan. Miq e të afërm e përshkruajtën të renë si një vajzë të mrekullueshme dhe plot jetë.

Komento: