AC Milani mbrëm fitoi me rezultat 2-1 ndaj Spezias.
Heroi i ”Rosonereve” ishte sulmuesi Olivier Giroud, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 89-të.
Francezi pasi shënoi golin e fitores, gjatë festes heqi fanellën gjë që i kushtoi me largim nga loja, pasi u ndeshkua me karton të kuq.
Pas ndeshjes, Giroud tha se është shumë i nervozuar për kartonin e kuq, pasi kishte harruar se kishte një të verdhë dhe nuk duhej të largonte fanellën pas realizimit.
“Harrova qe kisha marrë karton, u emocionova dhe harrova. Mendoj se në kokën time jam i ri, por e rëndësishme janë tre pikët. Tani nuk do të gaboj më, ju premtoj”, tha ai për media italiane.