I theruri me thikë në Podujevë, në gjendje të rëndë

18:26 | 02 Shtator 2025
I theruri me thikë në Podujevë, në gjendje të rëndë

Është therur me thikë një person në Podujevë i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile.

“Është sjellë në Qendrën Emergjente një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohtë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pacienti është dërguar në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë abdominale dhe asajëtorakale. Gjendja e tij është e rëndë dhe jostabile”, është shprehur tutje Syla.

Komento: