I theu rregullat e karantinës, Robert Berishës ia konfiskojnë sintin në konvikt

21:47 | 22 Mars 2020

Këngëtarit të njohur kosovar, Robert Berishës i është konfiskuar sinti me të cilën po argëtonte vetën dhe persona tjerë të cilët janë po ashtu në karantinë.

Arsyeja pse i është konfiskuar instrumenti muzikor është sepse shumë persona të tjerë po shkonin që të e dëgjonin dhe kështu po thyenin rregullat e karantinës.

Berisha është në karantinën e improvizuar në konviktet e studentëve.

Aty qëndrojnë personat që janë futur në Kosovë pas përhapjes së virusit Covid-19 për një periudhë 14 ditore.

Robert Berisha është ankuar më herët për kushtet që janë në qendrën studentore.

Komento: