I thotë lamtumirë United, kjo është fanella e re e Pogbas

21:23 | 07 Maj 2019

Mungesa e Ligës së Kampionëve në futboll ka bërë që mesfushori, Paul Pogba të jetë në kërkim të një sfide të re.

Paul Pogba është i vendosur të largohet nga Manchester United këtë verë, thotë ESPN, përcjell ORAinfo.

Me klubin që nuk është më garuese në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Pogba tani po kërkon një sfidë të re dhe do të fillojë bisedimet me menaxhimin e Unitedit javën e ardhshme.

Real Madridi mbetet favorit për ta nënshkruar atë dhe gjiganti spanjoll është i vetmi klub që Pogba dëshiron të bashkohet./ORAinfo/

Komento: