I transferoj me shumë bujë, Chelsea vendos t’i shes dy yjet e ekipit

12:55 | 01 Dhjetor 2021

Hakim Ziyechi dhe Timor Werneri mund të largohen nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Sport”, klubi nga Londra është i gatshëm t’ia shesë Barcelonës të dy lojtarët, të cilët nuk janë të kënaqur me hapësirën që kanë në ekipin e trajnerit Thomas Tuchel.

Raportohet se drejtuesit e Barçës e kanë kontaktuar Chelsean për të parë situatën e Ziyechit dhe Wernerit.

Mbetet të shtihet nëse Barcelona është e gatshme që të paguajë shifrën që kërkon Chelsea. Ziyechi vlerësohet rreth 38 milionë euro, kurse Werneri rreth 55 milionë euro.

Komento: