I tregoi se është homoseksual, Xhaxhai thërret përforcime dhe e rrah nipin, ia thyen katër brinjë

09:52 | 20 May 2022

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 16-vjeçar është rrahur nga xhaxhai i tij në Itali për shkak të orientimit të tij seksual.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarjen e ka treguar Silvio Cilento, president i Arci Cosenza, ku sipas tij xhaxhai kishte thirrur dhe tre burra për ta ndihmuar.

Pas sulmit, xhaxhi e shoqëroi në banesë nipin dhe i tha “tani vdis në shtëpi.”

Djali kishte 4 brinjë të thyera dhe lëndime të shumta.

Ngjarja ka ndodhur në Cozenza më 17 maj, ditën ndërkombëtare kundër homofobisë.

Komento: