I vdekuri në Gjakovë është tupanxhiu Behar Morina, trupin e pajetë të tij e gjeti Shkëlzen Jetishi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

I vdekuri në Gjakovë është tupanxhiu Behar Morina, trupin e pajetë të tij e gjeti Shkëlzen Jetishi

00:00 | 07 Qershor 2020

I vdekuri në Gjakovë është tupanxhiu Behar Morina.

Policia në Gjakovë ka pranuar një njoftim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar.

Raportohet se personi që është gjetur i varur dyshohet të jetë Behar Morina, një nga tupanxhinjtë më të njohur në Kosovë.

I kontaktuar nga Indeksonline, Xenin konfirmon lajmin se ai e ka gjetur.

Ai foli shkurtë, ku tha se vdekja e Behar Morinës e ka tronditë familjen e tij.

“Ai është dhëndri i motrës sime, vdekja e tij na ka tronditë”, u shpreh Xeni.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj për Express.

Komento: