Vedat Muriqi wshtw i mërzitur sot.
Sot shënon dita e babait, një ditë për të nderuar atësinë dhe lidhjet atërore, si dhe ndikimin e baballarëve në shoqëri.
Të gjithë ata të cilët baballarët nuk i kanë në mesin e tyre, natyrisht që iu mungojnë.
Një mungesë të tillë po e përjeton edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, babai i të cilit ndërroi jetë në fushë pas një sulmi në zemër.
Muriqi ka uruar ditën e babait dhe, poashtu ka shkruar se i mungon shumë i ati.
“Më mungon dhe të dua shumë babi. Gëzuar ditën e babait”, ka shkruar Muriqi.
Kujtojmë se, babai i Muriqit ka qenë futbollist në Prizren.