I vdiq nëna derisa ishte në koncert, Ramë Lahaj vjen me njoftimin e fundit

09:17 | 08 Gusht 2021

Ramë Lahaj njofton për varrimin e nënës dhe falënderon dashamirët për ngushllimet

Të shtunën e djeshme ( 7 gusht) u dha lajmi i hidhur se ka ndërruar jetë nëna e Ramë Lahajt.

Lajmin e ka konfirmuar vet tenori derisa ishte në skenë për të performuar pasi prej kohësh po përgatitej për një koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.

Lahaj u detyrua të ndërpriste evenimentin e ta përfundonte më herët koncertin.

Së fundi, ai ka postuar një fotografi në Instagram krahë nënës dhe ka njoftuar se kur do të varroset e ndjera.

“Miq, shokë e dashamir, nanen Hale e varrosim sot më 8 gusht 2021 në varrezat e fshatit Lubozhdë të Istogut, në ora 16:00!”

Ai tutje ka falënderuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe kujdesin që e kanë treguar në këtë kohë për të.

“Ju falëmnderit për ngushëllimet dhe kujdesin.

Familja Lahaj

Hale Lahaj 07.11.1944 – 07.08.2021”.

Kujtojmë se, e ëma e tenorit prej vitesh vuante nga një sëmundje dhe ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare.

Komento: