I vetmi ky shtet evropian po bënë jetë normale

20:51 | 29 March 2020

Përkundër vendeve të tjera, Suedezët po bëjnë jetë normale.

Në krahasim me të gjithë Evropën, Suedia ende jeton relativisht normalisht sot. Shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve vazhdojnë të punojnë, shumica e punonjësve vazhdojnë të shkojnë në punë ose të punojnë nga shtëpia, të gjitha dyqanet janë të hapura, ashtu si transporti publik dhe shumica e aktiviteteve të hotelierisë dhe shërbimeve të tjera.

Të premten, megjithatë, kryeministri Stefan Löfven njoftoi se tubimet publike me më shumë se 50 pjesëmarrës nuk lejoheshin më, por kjo nuk vlente për tubimet e njerëzve në qendrat tregtare, transportin publik ose vendet e punës ku ishte e pamundur të organizohen ndryshe proceset e prodhimit, transmeton Telegrafi.

Në një konferencë shtypi të premten, Löfven u bëri thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë rekomandimet e Byrosë së Shëndetit Publik dhe epidemiologut kryesor të shtetit Anders Tegnell, dhe theksoi se masa më kufizuese mund të ndodhin në të ardhmen.

“Situata është serioze. Çdo person duhet të marrë përgjegjësi për sjelljen e tij. Ata që shkelin udhëzimet dhe nuk ndjekin këshillat, por udhëtojnë pa nevojë ose janë më të moshuar dhe lëvizin mes njerëzve, marrin një përgjegjësi të madhe.

Deri në mbrëmjen e së shtunës, numri i të infektuarve ishte 3700 dhe të vdekur 110 dhe kjo ishte relativisht e lartë, por akoma jo afër situatës në Itali, ku numri i të vdekurve ka shkuar mbi 10,000. Dhe coronavirusi arriti në Itali në të njëjtën ditë në fund të janarit, kur arriti në edhe në Suedi.

Epidemiolog Tegnell tha se Suedia duhet të ndryshojë menjëherë kursin për të shmangur zhvillimet katastrofike të ngjashme me ata që po ndodhin në Itali

“Suedia duhet të ndryshojë menjëherë kursin e saj për të shmangur zhvillimet katastrofike të ngjashme me ato që po ndodhin në Itali. I gjithë vendi është i mbyllur atje, si Franca, Spanja dhe madje edhe Gjermania”, tha Tegnell.

“Nuk ka asnjë arsye për të pritur. Tani është koha që kryeministri të marrë iniciativën dhe të marrë një vendim politik për të mbrojtur Suedinë”, përfundoi ai.

Komento: