I vetmi që ishte doli në pension, Kamenica mbetet edhe pa pediatër

19:13 | 02 Korrik 2019

Doktori i vetëm që ishte ka dalë në pension.

Ky qytet tash e një kohë të gjatë s’ka as gjinekolog.

“Prej me shume se katër vitesh Kamenica është pa gjinekolog, prej sot mbetet edhe pa pediatër. Dhe ky është tashme një problem serioz. Pensionimi i Dr. Ismet Morines, do ta le tash e tutje pa perkujdesje shendetetesore popullaten e re te Kamenices:, thuhet në një njoftim në Facebook.

Aty tutje tregohet se Institucionet komunale kanë qenë të vetëdijshme për moshën e pediatrit.

“Institucionet komunale kane qene te vetedijshme per moshen e pediatrit dhe gjinekologut te vetem, dhe krijimin e kesaj situate, perpjekjet e tyre per t’u krijuar kushte e mundesi kuadrove te reja, vleresojini vet”.

Komento: