I vetmuar, Fatmir Sejdiu bën nderime të varri i Ibrahim Rogovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

I vetmuar, Fatmir Sejdiu bën nderime të varri i Ibrahim Rogovës

16:55 | 21 Janar 2019

Ish-presidenti i LDK-së, Fatmir Sejdiu i vetmuar sot ka bërë ndërime para varrit të ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Sejdiu, i cili njëherësh është edhe Kryetari i Nderit të LDK’së, në 13 vjetorin e vdekjes ka bërë homazhe para varrit të Rugovës i vetëm, pa u bashkuar me anëtarët e kryesisë së kësaj partie.

Në një foto të publikuar në Facebook, Sejdiu ka shkruar se Rugova do të kujtohet gjithmonë si themeltari i shtetit të Kosovës.

‘’Në nderim të jetës dhe veprës së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, sot kam bërë homazhe te varri i tij.Në kujtesën tonë kolektive do të kujtohet përherë si Prijësi Paqësor, dhe themeltari i shtetit të Kosovës!’’, ka shkruar ai.

Kujtojmë se pas vdekjes së Rugovës, ka qenë Fatmir Sejdiu ai që e mori timonin e LDK’së

Ndryshe, Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, pas përballjes me sëmundjen e kancerit.

Komento: