Komuna e Prizrenit e mbyll lokalin ku ndodhi përleshja.
Komuna e Prizrenit ka vendosur ta mbyll lokalin, ku ndodhi përleshja, ku si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Sipas informatave mbyllja ka ardhur nga Inspektorati, pas kërkesës së policisë, që do të bëjë hetime në lokal, njofton Klankosova.
Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur pas një konflikti në një lokal nate në Prizren.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Shqipërisë, ku është thënë se konflikti ka nisur fillimisht në lokal, teksa ka vazhduar në rrugë ku viktima së bashku me tre miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë.
Ai ka vdekur rrugës për në spital të Kukësit.
Edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi e ka konfirmuar rastin për Klankosova.
Bytyqi ka shtuar duke thënë se në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona – ku në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha.
“Po, në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona, në mesin e tyre edhe pronari i lokalit”, ka thënë Bytyqi.