Rrëfimi i dhimbshëm i burrit që i vuri flakën vetës.
Një 63-vjeçar nga lagjja “Çelepias” në qytetin e Beratit, ka tentuar t’i japë fund jetës duke i vënë flakën vetes pasi është lyer me be.nzinë.
Ngjarja ka ndodhur në lulishten e lagjes ku ai banonte dhe kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar patrullën më të afërt të policisë që e kanë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit.
Pasi ka marrë mjekimin në Kirurgjinë e Beratit, 63-vjeçari ndodhet aktualisht i shtruar në dhomën nr.5 të këtij reparti.
Mjekët kirurgë deklarojnë se i moshuari ka dje.gie të shkallës së dytë në të gjithë pjesën e poshtme të trupit.
Bashkëshortët Xhevair dhe Zhaneta Gjozi tregojnë se shkak për këtë ngjarje janë kushtet e vështira ekonomike në të cilat ata jetojnë.
Xhevair Gjozi shprehet se nuk e do më jetën për shkak se nuk kanë bukë të hanë, megjithatë dyshohet se ai ka edhe probleme të tjera.
Ai pohon se kjo gjendje e rënduar vazhdon prej shumë vitesh dhe ai është i sëmurë e nuk merr as pension e as kemp. Bashkëshortja e tij Zhaneta Gjoni shprehet se Xhevairi është i sëmurë dhe nuk merr asnjë kemp nga shteti.
Ajo tregon se prej shumë vitesh kujdeset për të e vetme dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë nga shteti për ta shtruar në qendra të specializuar për kujdesin e tij.
Ajo i bën apel shtetit që t’i lidhi një pension ose kemp pasi të dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike për të jetuar.
Në këto kushte Zhaneta, për të siguruara pak të ardhura për t’u ushqyer, largohet natën nga banesa për tu kujdesur disa herë në javë për një plak të sëmurë, edhe pse detyrohet ta lërë bashkëshortin e sëmurë vetëm gjithë natën.