Gjykata Themelore në Prishtinë i ka zgjatur edhe dy muaj mbajtje 11 serbëve të arrestuar në veri të Mitrovicës, në aksionin e policisë së Kosovës nën dyshimin për korrupsion dhe krim të organizuar.
Avokati mbrojtës i njërit prej të dyshuarve, avokati Milos Deleviç tha se pala mbrojtëse do të vazhdojë të paraqes kërkesat e tyre kundër këtij vendimi të gjykatës.
Ai bëri të ditur se avokatët mbrojtës do të dorëzojnë nesër ankesat e tyre në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Në aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri u prangosën 31 persona, në mesin e tyre shqiptarë, serb dhe boshnjakë.
Ndërsa sipas avokatit në fjalë arsyeja e zgjatjes së masës së mbajtjes ishte rreziku i mundshëm i arratisjes dhe pengimi i hetimeve duke ndikuar tek dëshmitarët.