
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje të reja lidhur me shpëtimin e dy turistëve zviceran në zonën e Klasasë së Dodës, të cilët i kishte zënë orteku.
Sipas njoftimit të ShKShMK-së thuhet se pas disa shkëmbimeve të mesazhe kemi arritur ta kontaktojmë njërin nga të aksidentuarit, fatmirësisht ka pasur valë telefoni dhe ka arritur të na dërgoj koordinatat e vendndodhjes së tyre.
“Për shkak të barrierave gjuhësore dhe gjendjes jo te qëndrueshme psiko-fizike të aksidentuarës, informatat ishin që kishim të bëjmë me të paktën dy të lënduar dhe së paku dy persona të zhdukur nën ortek. Me të kuptuar seriozitetin e situatës i gjithë organizimi dhe operacioni është zhvilluar në një kohë të shpejtë”, thuhet në njoftim.
ShKShMK ka shtuar se shpëtuesit është dashur të lëvizin në këmbë pasi që në Shqipëri akoma helikopterët nuk mund të navigojnë gjatë natës, duke u ngjitur për 4 orë me të gjitha pajisjet për kërkim të shkallës së gjerë në operacionet me ortek, bashkë me shpëtuesit nga pika e takimit u nisen dhe një togë e Policisë Alpine e cila ndihmoj në bartjen e disa pajisjeve dhe pasi kanë marrë urdhrin se evakuimi do të bëhej nga ajri janë kthyer prapa.