Ia bën sefte me gol te Marseille, dhëndri i Kosovës feston me shqiponjë

08:11 | 13 Shtator 2025

Mbrojtësi Benjamin Pavard ia ka bërë sefte golit te Marseille, mirëpo ajo që ka marrë vëmendjen është festa me shqiponjë.

Pasi u martua me gjakovaren Kleofina Pnishi, Pavard nuk ka harruar t’i “përshëndes” shqiptarët, me golin ndaj Lorient.

Pas asistimit të Mason Greenwood, Pavard e dërgoi topin brenda rrjetës për ta dyfishuar epërsinë dhe menjëherë bëri shqiponjën.

Komento: