Ia dha një femre unifromën për të bërë video në TikTok, ja çka ndodhi me policin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ia dha një femre unifromën për të bërë video në TikTok, ja çka ndodhi me policin

10:55 | 23 Maj 2020

Është suspenduar një polic, i cili ia kishte dhënë uniformën një vajze e cila më pas ishte shfaqur me të në rrjetin social TikTok.

Indeksonline mëson se polici është nga Vushtrria, i cili pas këtij veprimi është suspenduar.

Përmes numrave të uniformës, Policia e Kosovës e ka identifikuar personin në fjalë.

Ndryshe, zyrtarët policorë nuk kanë të drejtë që uniformat e tyre t’ia japin personave të tjerë.

Komento: