Ia djegin arën, i dëmtohen 1 mijë e 200 trupa të arrave

20:59 | 20 Gusht 2023
ia-djegin-aren,-i-demtohen-1-mije-e-200-trupa-te-arrave

Pavarësisht djegies që pësuan, trupat e arrave të mbjella në këtë tokë po arrijnë të qëndrojnë.

1200 trupa të kulturës së arrës në fshatin Hade të komunës së Obiliqit u djegën dy ditë më parë. Por se çka saktësisht ndodhi këtu tregon një banor që kishte parë zjarrin teksa kishte kapluar trupat e frutave.

“Unë rastësisht jam kanë këtu dhe e kam parë flakën, pastaj kemi intervenu dhe e kemi ndalë”, ka thënë Shaip Grajqevci-Banor i Hades.

Kjo pronë është e Ali Grajqevcit, që është edhe familjar i Shapit, duket se është djegur qëllimshëm, të paktën kështu dyshojnë vetë pronarët.

“E kanë kall nja 40 ose 50 trupa është dëm i shkaktuar prej njerëzve pasi kjo pjesë kompensohet nga Qeveria”, shtoi ai.

Dyshimi i tyre është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

Në njoftimin e kësaj të fundit, thuhet se janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin arës se tij të mbjelle me arra me ç’rast i janë dëmtuar 1200 trupa të arrave. Zjarri është lokalizuar nga vet ankuesi. Rasti nën hetime”, thonë nga Policia.

Zjarrvënia është raportuar kohëve të fundit që ka pasur në disa pjesë malorë të vendit, por që nuk ka pasur të lënduar e as të arrestuar./dukagjini

Komento: